Arkiv - Nga zgjedhjet | Foto: Atdhe Mulla

Arrest Shtëpiak nën Dyshimin për Shitblerje Votash

Në komunikatën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, bëhet e ditur se është caktuar masa e arrestit shtëpiak ndaj dy personave për ditën e zgjedhjeve komunale të së dielës.

Sipas komunikatës, M. J. nga Komuna e Parteshit në ditën e zgjedhjeve të 22 tetorit i ka paguar rrymën një personi me qëllim që ky i fundit, së bashku me familjarët të votojnë për bashkëshorten e tij.

Ndërkaq, i pandehuri i dytë, sipas veprimeve të përshkruara në komunikatë, ka ofruar para në këmbim të votës, me ç‘ rast edhe ka ndikuar te qytetarët që të votojnë për kandidatin e një partie të caktuar.

Sipas kërkesës së prokurorisë, Gjykata Themelore e Gjilanit ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të njëjtëve në kohëzgjatje prej një muaji, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale, dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin.

“Të dy të pandehurit me këto veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘dhënia ose marra e ryshfetit në lidhje me votimin…’”, thuhet më tej në komunikatë.

KALLXO.com kishte shkruar për kërkesën e prokurorisë për arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarve.

http://kallxo.com/kerkohet-arrest-shtepiak-per-te-dyshuarit-per-blerje-votash/

Lidhur me zgjedhjet e 22 tetorit, KALLXO.com ka raportuar për një aferë të blerjes së votave për PDK- në Fushë-Kosovë.

http://kallxo.com/filmohet-afera-e-blerjes-se-votave-per-pdk-ne-ne-fushe-kosove/

Pas raportimit të këtij skandali, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për të cilët dyshimi fillestar është po ashtu vepra penale dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin.