Rruga me gropa drejt Grykës së Rugovës | Foto: KALLXO.com

‘Arnimi i Shqyer’ i Rrugës Drejt Rugovës

Rruga që nga Peja të çon në Grykën e Rugovës- bukurinë e rrallë të Kosovës është mbushur me gropa.

Sidomos pesë kilometrat e saj të parë janë dëmtuar rëndë.

Në këto kilometra shihet se është prishur dhe janë krijuar gropa edhe në “arnimin” e mëhershëm të kësaj rruge.

Edhe pse drejt Rugovës udhëtojnë shumë kosovarë dhe turistë të huaj për t’u kënaqur me bukuritë e saj, rruga nuk po u uron qëndrim të këndshëm.

Institucionet përkatëse ka kohë që nuk kanë marrë masa që të paktën ta mirëmbajnë rrugën kryesore që shkon drejt Rugovës.

Në shtator të vitit të kaluar KALLXO.com kishte shkruar për pastrimin vullnetar nga bërlloku të kësaj rruge.

http://kallxo.com/bukuria-pa-berllok/

KALLXO.com ka shkruar edhe për arnimin e dëmtuar të asfaltit në Magjistralen Pejë-Gjakovë, në Fshatin Skivjan, vetëm 24 orë pas kryerjes së punimeve.

http://kallxo.com/prishet-asfalti-pa-mbushur-24-ore/