Arbana Xharra. Foto: Facebook

Arbana Xharra i Kërkon Policisë ta Intervistojnë Fisnik Ismailin

Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra, ka dhënë deklaratë sot në Policinë e Kosovës, nga të cilët ka kërkuar që të marrin fakte nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, për akuzën publike që ky i fundit e kishte dhënë, se Arbana Xharra është rrahur nga bashkëshorti i saj.

NDËRLIDHUR

Ajo ka shkruar se “me gjakftohtësi” do t’i ndjekë rrugët ligjore deri në fund. Sipas Xharrës deputeti Ismaili është i obliguar me ligj që të japë fakte për këto akuza.

Më poshtë mund ta lexoni pa ndërhyrje shkrimin e plotë të Arbana Xharrës.

Miq, po më vjen keq që po më duhet të merrem me nivelin kaq të ulët të debatit të nxitur nga një, fatkeqësisht, deputet. Unë e kam të pamundur t’i shes moral e ti jap keshilla dikujt që i ka takuar e i takon një subjekti që s’kanë lënë gjë pa i bërë njëri-tjetrit, por të pakten ia jap mundësitë që për ato cka flet për mua ti faktoi në polici. Andaj, sapo e dhash një deklaratë në polici, departamenti i krimeve të rënda, të cilët e kanë trajtuar rastin e sulmit ndaj meje, nga të cilët kërkova që të kërkojnë fakte nga, fatkeqesisht, deputeti Fisnik Ismaili për akuzën publike që e bëri, se burri im Andin Lokaj me paska rrahur. Ismaili është i obliguar me ligj të jap fakte për këto akuza, sikurse edhe polica ta zbadhë atë. Me gjakftohësi, do të ndjeki rrugët ligjore deri në fund. Ndërkohë që po përgatitet padia për shpifje ndaj deputetit të Vetëvendosjës.

31 Janar 2018 - 16:41

Taulant Osmani 31/01/2018 - 16:41
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight