Shkuaraj në takim te Apostolova | Foto: KALLXO.com

Apostolova Takohet me Liderët

Natalya Apostolova do të takohet së shpejti me përfaqësues të partive politike.

Takimi i liderëve me Apostolovën do të zhvillohet te Zyra e BE-së.

Në këtë takim kanë shkuar së bashku Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi, ndërsa i pranishëm është edhe Kadri Veseli

Deri tash në këtë takim kanë ardhur Albin Kurti, Fatmir Limaj, Mimoza Kusari-Lila dhe Danush Ademi.

Në takim ka ardhur edhe ambasadori britanik Ruairi O’Connell.

Sot Presidenti Hashim Thaçi prezantoi një deklaratë të përbashkët me homologun e tij nga Mali i Zi Filip Vujanoviq në lidhje me demarkacionin.

Në deklaratë thuhet se një grup punues i përbashkët mund ta korrigjojë kufirin në sektorët e Çakorrit dhe Zhlepit.