Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova - Foto: KALLXO.com

Apostolova: Rrënimi i Murit, Moment i Rëndësishëm për Mitrovicën

Moment të rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj e ka cilësuar rrënimin e murit në veri të qytetit shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

“Moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj”, tha Apostolova lidhur me rrënimin e murit, i cili ka nisur gjysmë orë më herët.

Këtë deklaratë, shefja e Zyrës së BE-së për Kosovën e ka bërë nga zona ku ishte ndërtuar muri, i cili po rrënohet në bazë të një marrëveshjeje të arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës Veriore, nën “lehtësimin” e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

http://kallxo.com/fillon-rrenimi-i-murit-ilegal/

Rrenimi i murit 001foto KALLXO Rrenimi i murit 002 foto KALLXO Rrenimi i murit foto KALLXO