Shefja e BE-së gjstë një takimi me Enver Hoxhajn | Foto: KALLXO.com

Apostolova: Kosova ta Përmirësojë Imazhin

Në seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, shefja e Zyrës së BE-së Natalya Apostolova bëri thirrje që Kosova ta përmirësojë imazhin e saj.

“Kosova duhet të ndihmojë veteveten duke pasur storje pozitive që do t’i ndihmoje në përmirësimin e imazhit të saj jashtë,” tha Apostolova.

Apostolova foli edhe për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që hyri në fuqi më 1 prill.

“Sundimi i ligjit është në thelb të kësaj marrëveshjeje, është fjala magjike. Ky është problemi më i madh i institucioneve të Kosovës,” tha Apostolova.

Apostolova lavdëroi forcat politike që pa dallim përkrahin rrugën evropiane të Kosovës.

“Jam e impresionuar që këta muaj prej kur kam ardhur këtu, të gjitha forcat politike më thonë qe Kosova është për rrugën europiane dhe mendoj që kjo është unifikuese,” tha Apostolova.

Përfaqësuesja speciale e BE-së tha se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit do t’u ndihmojë koosvarëve.

“Procesi i Stabilizim Asocimit ëahtë prioritet i yni poltik e ekonimik që shërben si bazë për procesin e aderimit. Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi në prill dhe tash gjëja më e rëndësishme është zbatimi dhe nëse kjo bëhet, Kosova do të ketë impakt shumë pozitiv në qytetarët e saj,” tha Apostolova.