Kufiri Kosovë- Mali i Zi | Foto: Facebook

Apostolova Kërkon t’i Thuhet Po Marrëveshjes së Demarkacionit

Pasi përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini publikoi sot strategjinë për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, drejtuesja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova kërkoi që sa më shpejt të zgjidhet çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

“E dimë sa e rëndësishme që të zgjidhet sa më shpejt që është e mundshme demarkacioni, kjo është çështje juaj e brendshme”, tha Apostolova.

Ajo shprehu dëshirën që vota për marrëveshjen e demarkacionit të nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015 të jetë pro.

“Ka votë po ose jo, e ne shpresojmë që të jetë po”, tha Apostolova.

Ajo deklaroi se është shumë i rëndësishëm përcaktimi i kufijve.

“Në sfidat aktuale, është me rëndësi te madhe të qartësohen ku janë kufijtë, ngase siç tha Hahn nuk do të importojmë probleme”, deklaroi Apostolova.

Në strategjinë e BE-së kërkohet të arrihet marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës e detyrueshme ligjërisht.

http://kallxo.com/progresi-per-kosoven-kur-te-lejojne-rrethanat-objektive/