Aplikoni për Trajnimin Si të Sfidohet Ekstremizmi në Internet!

Trajnimi ka për synim t’i përgatitë gazetarët, blogerët, edukatorët dhe ndikuesit e tjerë në internet për zhvilluar strategji të komunikimit në internet dhe se si t’i trajtojnë përmbajtjet e rrezikshme që shpërndahen përmes internetit.

Gjatë këtij trajnimi dyditor pjesëmarrësit do të zhvillojnë një strategji komunikimi online për t’iu përgjigjur përmbajtjes së rrezikshme, do të mësojnë teknikat e profilizimit dhe shënjestrimit të audiencës, do të praktikojnë strategjitë e zhvillimit të mesazhit dhe do të marrin feedback dhe përkujdesje nga ekspertë për reagime ndaj përmbajtjeve të rrezikshme.

Përveç trajnimit, pjesëmarrësit në program do të kenë qasje në një mentorim “një më një”, që do të jetë një mundësi për të zhvilluar më tej koncepte premtuese, si edhe financim për nismat më premtuese.

Të gjithë të interesuarit do të kenë kohë të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë trajnim deri më 16 prill 2017.

Aplikimi bëhet duke plotësuar një aplikacion të shkurtë (i cili mund të SHKARKOHET KËTU).

Trajnimi do të jetë falas si dhe do të ketë transport dhe akomodim për ata që vijnë nga jashtë kryeqytetit.

Trajnimi zhvillohet në gjuhën angleze me përkthim në gjuhën shqipe.

Trajnim i ngjashëm do të mbahet edhe në vendet tjera të rajonit, si: Maqedoni, Shqipëri, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

TË SFIDOSH MESAZHET E RREZIKSHME NË INTERNET: APLIKIM PËR TRAJNIM