Nexhat Çoçaj

Apeli Vërteton Pafajësinë e Nexhat Çoçajt

Ish-drejtori i Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj dhe Shaip Buduri, drejtori i Gjimnazit “Gjon Buzuku” në këtë qytet janë liruar nga akuza për keqpërdorim detyre nga Gjykata e Apelit.

Çoçaj e Buduri në shkurt të vitit të kaluar ishin liruar edhe nga Gjykata Themelore në Prizren, por prokuroria ishte ankuar në Apel për aktgjykimin e themelores.

Por Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë ankesën e prokurorisë, duke ua vërtetuar pafajësinë Çoçajt e Budurit.

Lajmin për hedhjen poshtë të ankesës së prokurorisë e bëri të ditur për KALLXO.com Rexhep Hasani, avokati i Nexhat Çoçajt.

Hasani tha se të premten e kishte marrë aktgjykimin e Gjykatës së Apelit për Çoçajn e Budurin.

Çoçaj e Buduri akuzoheshin se kanë punësuar Besnik Krasnmiqin pa konkurs në Gjimnaazin “Gjon Buzuku”.

Por avokati Hasani tha se Gjykata e Apelit shfajësoi dy të akuzuarit me arsyetimin se nuk qëndronte e dhëna në aktakuzë se kontrata me Krasniqin ishte lidhur në bazë të Udhëzimit Administrativ 08/2014.

Sipas Apelit, lidhja e konstratës ishte bërë më 2 shkurt 2014, ndërsa udhëzimi 08/2014 kishte hyrë në fuqi më 25 shkurt 2014.

Në aktakuzë thuhej se Buduri duke qenë drejtor i shkollës “Gjon Buzuku”, kishte lejuar profesorin Krasniqi, të japë mësim për pesë muaj, pa kontratë të punës.

Ndërsa Nexhat Çoçaj, sipas aktakuzës, derisa kryente detyrën zyrtare si drejtor në Drejtorinë e Arsimit në komunën e Prizrenit, po ashtu ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

“Me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për personin tjetër, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke e nënshkruar kontratën për punësim, nga data 04.02.2014 në vendin e punës profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe personin Besnik Krasniqi nga Prizreni, pa shpallur konkurs për vendin e punës duke shkelur seriozisht të drejtat e personit tjetër,” thuhet në dispozitivin e aktakuzës së prokurorisë.

Vitin e kaluar Çoçaj ishte shpallur i pafajshëm, ndërsa Buduri ishte dënuar me një vit burg nga Gjykata në Prizren.

http://kallxo.com/nexhat-cocaj-pafajshem-shaip-buduri-denohet-burg/

Por pastaj pas ankesave në Apel ndaj këtij vendimi, Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim.

Gjykata në Prizren pas rigjykimit kishte liruar Çoçajn, por edhe Budurin.

http://kallxo.com/nexhat-cocaj-e-shaip-buduri-shpallen-te-pafajshem/