Gjykata e Apelit - Foto: KALLXO.com

Apeli u Heq Gjobën Avokatëve në Rastin Bakija

Gjykata Themelore e Gjilanit i kishte dënuar avokatët Dodaj e Barbullushi me nga 800 euro gjobë, sepse sipas saj kishin prishur rendin në gjykatë duke mos iu bindur urdhrave të gjykatësit gjatë një seance gjyqësore ku akuzohej ish-kryeprokurorrja e Gjakovës Shpresa Bakija, ndërsa dy avokatët mbronin një palë të dëmtuar.

Avokati Ndrec Dodaj e konfirmoi për KALLXO.com  vendimin e gjykatës së Apelit, duke thënë se Gjykata e Gjilanit e ka dënuar vetëm për t’ia mbyllur gojën.

“Pas dënimit me 800 euro nga Gjykata e Gjilanit të cilët më kanë dënuar se kanë dashur të ma mbyllin gojën, unë kam bërë ankesë dhe apeli e ka hedhur poshtë dënimin si të pabazuar në fakte,” tha Dodaj.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” në tetor të vitit 2014 shfaqi hulumtimin e titulluar  “Prokurorisë në Gjakovë i Rrjedhin Mesazhet e Dashurisë së Gruas me Fqinjin”

Disa muaj me vonë, prokurori Agron Uka nga Prokuroria Themelore e Gjilanit ngriti akuzë ndaj ndaj kryeprokurores së Gjakovës Shpresa Bakia.

http://kallxo.com/prokurorise-ne-gjakove-i-rrjedhin-mesazhet-e-dashurise-se-gruas-me-fqinjin/