Apeli Shfajëson Nexhat Demakun

Kjo gjykatë përveç lirimit të Nexhat Demakut, ktheu në rigjykim lëndën për Mehdi Kurumelin që ishte dënuar me një vit burg, ndërsa vërtetoi lirimin nga Gjykata Themelore e Prishtinës për Shefqet Morinën.

Lajmin për lirimin e Nexhat Demakut e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Gjykatës së Apelit Arbër Jashari.

“Nexhat Demaku u lirua nga akuza, për Mehdi Kurumelin lënda kthehet në rigjykim, kurse për Shefqet Morinën u vërtetua aktgjykimi i shkallës së parë,” tha Jashari.

Avokati i Nexhat Demakut Ibrahim Dobruna tha për KALLXO.com se ende nuk e ka marrë vendimin e Apelit.

“Nuk mund të flas ende ngase nuk e kam pranuar vendimin nga Gjykata e Apelit,” tha Dobruna.

Demaku akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e një parcele toke prej 4 hektarësh të cilën komuna e konsideron të veten, ndërsa Gjykata Supreme e vlerësoi private. Në këtë pronë është ndërtuar një shkollë publike.

Mehdi Kurrumeli është drejtor në Shërbimin Kadastral të Komunës së Drenasit, ndërsa Shefqet Morina, referent për ndërrime kadastrale në këtë komunë.

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi dy të parët e liroi të tretin në tetor të vitin të kaluar.

http://kallxo.com/e-plotesuar-denim-me-burg-per-kryetarin-e-drenasit-nexhat-demaku/