Foto: Atdhe Mulla

Apeli Refuzon Paraburgimin për Deputetët e Vetëvendosjes

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat  e Prokurorisë  lidhur me vendimet e Gjykatës Themelore me anë të së cilave ishte refuzuar kërkesa e organit të ndjekjes për caktimin e paraburgimit, ndaj të pandehurve Valon Ramadani, Arbërie Nagavci si dhe Liburn Aliu dhe të njëjtit ishin lënë të mbrohen në liri.

Sipas njoftimit të Apelit, Valon Ramadani  dyshohet për veprat penale: “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”,  dhe “Mbajtje në kontroll ose  posedim të paautorizuar të armeve”.

Për  veprën e fundit, dyshohet edhe e pandehura Arbërie Nagavci,  ndërsa Liburn Aliu  për  “ Pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, ankesat e prokurorisë nuk janë të bazuara, sepse nuk janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e  masës së paraburgimit.

Apeli vendosi sot edhe për grupin tjetqr të deputetëve të Vetëvendosjes që dyshohet se hodhën gaz lotsjellës në Kuvend.

http://kallxo.com/apeli-vendosi-per-deputetet-e-vv-se-per-gazin-lotsjelles/