Nga një seancë e gjykimit të studentëve | Foto: KALLXO.com

Apeli Liron Studentët

Gjykata e Apelit ka liruar 12 të akuzuarit për marrje ryshfeti dhe ushtrim ndikimi që kryesisht ishin studentë.

12 personat e dënuar nga gjykata themelore për marrje ryshfeti dhe ushtrim ndikimi që ishin kryesisht studentë, janë liruar nga Gjykata e Apelit.

NDËRLIDHUR

KALLXO.com mëson se Apeli i ka miratuar ankesat e të dënuarve nga themelorja dhe i ka liruar ata.

Në korrik të këtij viti Esat Belaj, për tetë vepra penale ku përfshihej keqpërdorimi i detyrës, marrja e ryshfetit dhe ushtrimi i ndikimit u dënua me 2 vjet e tetë muaj burg dhe 10 mijë euro gjobë.

Kemajl Gashi për ushtrim ndikimi dhe ndihmë në këtë vepër u dënua me 7 muaj burg dhe 1500 euro gjobë.

Arian Janova e Leonard Bytyqi u dënuan me nga tetë muaj burg, i pari për ushtrim ndikimi, e i dyti për ndihmë në kryerjen e kësaj vepreje.

Po për ndihmë në ushtrim ndikimi Kushtrim Morina u dënua me 7 muaj burg.

Gjykata Themelore në Prishtinë Mevludin Beqirin e Gazmend Maliqin i dënoi me nga tetë muaj burg, ndërsa Maliqit ia shqiptoi edhe gjobën prej 5 mijë eurove.

Arton Hoti u dënua me 7 muaj burg dhe 4 mijë euro gjobë për ndihmë në ushtrim ndikimi.

Albion Haxhijaha e Muhamet Maliqi për ndihmë në marrje ryshfeti u dënuan me nga tetë muaj burg, ndërsa Rajan Zenelit i ishte vjetruar lënda.

Dënohen Studentët për Ryshfet dhe Ushtrim Ndikimi

Prokuroria pretendonte se këto vepra të akuzuarit i kishin kryer për pranim në Universitetin e Prishtinës dhe kalim të provimeve.

Sipas aktakuzës, Esat Belaj ngarkohej se nga 9 shtatori 2012 deri më 16 shtator 2012 si student senator, duke shfrytëzuar ndihmën e të pandehurve Leonard Bytyqi dhe Albion Haxhijaha kërkoi në mënyrë të tërthortë dhe pranoi shumën e parave në vlerë prej 4,500 eurove.

Gjithnjë sipas aktakuzës, këtë shumë e kishte dhënë Amonda Orllati, po ashtu e akuzuar në këtë proces gjyqësor, me qëllim që të regjistrohej në Fakultetin e Mjekësisë, Dega e Stomatologjisë.

Arian Janova, Gazmend Maliqaj dhe Mevludin Beqiri akuzoheshin se kanë kërkuar e në disa raste kanë pranuar dhurata të ndryshme në para në shuma 150, 200, 350, 400 e deri në 1,400 euro.

Kemajl Gashi, Kushtrim Morina dhe Arton Hoti, ndërsa Muhamed Maliqi, Albion Haxhijaha dhe Leonard Bytyqi akuzoheshin për ndihmë lidhur me marrje të ryshfetit.

Amonda Orllati dhe Shaqir Reçica ngarkoheshin për dhënie të ryshfetit, ndërsa Rajan Zeneli për për ndihmë lidhur me ushtrim të ndikimit.

KALLXO.com e kishte ndjekur vazhdimisht këtë proces gjyqësor.

21 Nëntor 2017 - 12:53

Labinot Leposhtica 21/11/2017 - 12:53
NDËRVEPRIMI0

Apeli Liron Studentët

by Labinot Leposhtica
NA NDIQNI

Send this to a friend