Gjykata e Apelit - Foto: KALLXO.com

Apeli Konfirmon Dënimin Ndaj Gani Sahitit

KALLXO.com merr vesh se Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin ndaj Gani Sahitit, i dënuar me 27 vjet burgim për vrasjen e ish-drejtorit të Arsimit të Komunës së Prishtinës.

Në rigjykim, në tetor të vitit të kaluar, Sahiti ishte dënuar me 27 vjet burgim, një dënim më i butë ky nga gjykimi i parë kur ishte dënuar me 35 vjet heqje lirie.

Sahiti akuzohet se më 3 tetor 2011 në vendin e punës në mënyrë dinake dhe të paskrupullt privoi nga jeta Remzi Salihun, atëkohë drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës.

http://kallxo.com/gani-sahiti-denohet-27-vjet-burgim/