Pamje nga njëra prej seancave të rastit "Drenica 2" | Foto: KALLXO.com

Apeli Konfirmon Dënimet në Rastin ‘Drenica 2’

Gjykata e Apelit sot ka sjellë aktgjykimin në rastin “Drenica 2”, me të cilin ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 27 maj 2015. Ndryshimi i vetëm është ulja për një vit e dënimit të të akuzuarit Sylejman Selimi.

Lajmin për vendimin e Apelit e ka shpërndarë avokati Tomë Gashi përmes profilit të tij në rrjetin social “Facebook”.

Gashi bën të ditur se përveç zbutjes së dënimit për Sylejman Selimin nuk ka pasur ndryshime të tjera.

“Me këtë rast përveç Gjenaral Sylejman Selimit është konfirmuar dënimi për Isni Thaçi me 6 vjet e 6 muaj burgim, Zeqir Demaku 6 vjet burgim, Jahir Demaku 6 vjet burgim”, shkroi Gashi.

Sipas avokatit, për Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demajn janë  konfirmuar dënimet me nga 3 vjet burgim, sikur edhe për Fadil Demakun dhe Nexhat Demakun dënimi me 3 vjet burgim secili.

http://kallxo.com/sylejman-selimit-edhe-tete-vjet-burg-ne-drenica-2/

Tomë Gashi vendimin e Gjykatës së Apelit e cilëson si “një masakër për drejtësinë”.

“Aktgjykimi është skandaloz, është masakër e drejtësisë, është nxjerrë aktgjykim i Gjykatës së Apelit faktikisht duke e përshkruar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të vitit 2015, ku të gjithë janë dënuar pa asnjë provë, dhe me siguri që me vendim politik por në asnjë variant me vendim juridik”, shkroi Gashi.

Avokati paralajmëroi se për këtë vendim do të ankohet në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Të akuzuarit akuzoheshin për krime lufte.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast gjyqësor.

http://kallxo.com/mbrojtja-kerkon-lirimin-e-te-akuzuarve-te-grupit-drenica-2/

http://kallxo.com/prokurori-jep-fjalen-perfundimtare-ne-rastin-drenica-2/

http://kallxo.com/ne-drenica-2-nisin-deshmite-deshmitaret-e-mbrojtjes/