Foto: Kallxo.com

Anulohet debati publik për hidrocentralin në Lumbardh të Lloqanit

Edhe pse debati publik për vlerësimin e ndikimit në mjedis të ndërtimit të hidrocentralit “Lloqani” në lumin Lumbardh, në fshatin Lloqan të komunes së Deçanit ishte njoftuar se do të mbahej sot në ora 11:00, ai është anuluar.

Pjesëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë të Lloqanit e të komunës së Deçanit e mbajtën debatin pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të kompanisë “Lloqan Energy” dhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), të cilët ishin organizatorët e debatit publik.

Shukri Shabani, udhëheqës i departamentit të mjedisit në MMPH njoftimin për anulimin me 17 prill e ka dërguar njoftimin për anulimin e debatit publik duke bërë thirrje që ky njoftim të publikohet në faqen zyrtare të komunës së Deçanit por ky njoftim nuk është publikuar në faqe dhe qytetarët nuk kanë qenë të informuar që debati nuk do të mbahet.

Po ashtu sipas këtij njoftimi ky debat është anuluar për shkak se MMPH e ka pezulluar pëlqimin që i ka dhënë kompanisë për ndërtimin e hidrocentralit.

“Ligjit për Parkun Kombëtar ,,Sharri” Nr. 04/L-087, Neni 3, pika 1.2., zona e dytë – menaxhimi aktiv përfshinë pjesët e territorit të Parkut kombëtar “Sharri” që karakterizohen me ekosisteme, vlera peizazhore dhe vlera tjera të natyrës ku mund të ushtrohen ekoturizmi, bujqësia tradicionale dhe veprimtaritë të cilat nuk janë në kundërshtim me qëllimet e mbrojtjes. Bazuar në argumentet e lartcekura Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i refuzon kërkesën për Pëlqim Mjedisor, për ndërtimin e hidrocentralit “Lloqani” në lumin Lumbardh të Lloqanit, Deçan. Prandaj ju njoftojmë se Debatit Publik i caktuar me datë 24.04.2018 nuk ka nevojë të mbahet është anuluar”, thuhet në njoftim.

KALLXO.com e ka transmetuar drejtpërdrejt këtë ngjarje.