Arkiv

Anulohen Testet e Arritshmërisë në Tri Komuna

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka marrë sot vendim që të anulojë vlerësimin e jashtëm – testin e arritshmërisë të organizuar më 21 maj 2016 në komunën e Gjilanit, Dragashit dhe Hanit të Elezit.

Përsëritja e testit të arritshmërisë do të bëhet më 8 qershor nga ora 10:00.

Ministria përmes vendimit të saj obligon drejtoritë e Arsimit të këtyre komunave që të njoftojnë nxënësit dhe të bëjnë përgatitjet e nevojshme për realizimin e standardeve të pranueshme të administrimit të këtij vlerësimi.

Në arsyetimin e këtij vendimi, MASHT thekson se pas vlerësimit të ekspertizës dhe analizave të rezultateve të testit të arritshmërisë në komuna, grupi i ekspertëve të Divizionit për Standarde, Vlerësim dhe Monitorim i Ministrisë i vlerëson joreale dhe jo të besueshme rezultatet e këtij vlerësimi, duke rekomanduar anulimin e tij, për shkak të administrimit jo të mirë të këtij procesi.

Sot, KALLXO.com ka raportuar se sipas Ministrisë së Arsimit 64.7 për qind të nxënësve të klasave të nënta e kanë kaluar Testin e Arritshmërisë.

http://kallxo.com/arritshmeria-e-nxenesve-64-7-per-qind/