Anton Quni, Akuza të Rënda ndaj Thaçit e Veselit

Pasi ka përshëndetur kryeministrin Isa Mustafa për fjalimin dhe punën e tij, deputeti Anton Quni përkujtoi se nuk i kishte dhënë besimin atij dhe ia kishte tërhequr vërejtjen se me kënd po e qeveriste vendin.

“Isha në mendime të tërhiqem nga jeta politike pasi të kryhet ky mandat, por duke e parë këtë hipokrizi nga njerëz që unë i njoh nga lufta, i njoh shumë mirë sa janë të përkushtuar për të mirën e qytetarëve, shtetit të Kosovësi njoh nga vijat e frontit, e di nga situata shumë të rrezikshme, e di se në këto situata kanë dështu. Para publikut paraqiten si heronj, por në fakt janë frikacakë. Edhe unë e kam ditë që nuk janë në gjendje të ju përcjellin. E kam ditë që në këtë rrugëtim se juve do t’ju lënë të vetmuar. Prandaj kam pasë dyshime kur është votu qeveria, koalicioni, e presidenti. I njoh shumë mirë. Këta janë njerëz që të lënë në gjysmë të rrugës. Këta nuk mujnë më arritë në finale”, tha Quni.

Më pas ai tha se Kadri Veseli e Hashim Thaçi janë arsyeja pse ai ka vazhduar të qëndrojë në Parlament.

“Z. Thaçi, z. Veseli, ju jeni arsyeja pse më detyroni të qëndroj ende në Parlament… Do të shihemi në finale. Do të qëndroj deri t’ju shoh prapa grilave, aty e keni vendin”, tha Quni.

Duke iu drejtuar kryetarit të Parlamentit, deputeti Anton Quni tha se dëshiron ta ilustrojë me një shembull: ju jeni përgjegjës edhe për sigurinë e deputetëve. Ky shembull tregon edhe sa keni qenë përgjegjës edhe për ushtarët vartës tuaj. “Kur ne këtu ishim të rrezikuar nga gazi lotsjellës, goditjet, ofendimet, ju fare nuk u kujdesët për sigurinë e deputetëve. Kryesorja për ju ishte se ju për vete siguruat maskë kundër gazit, por fare nuk iu interesoi për deputetët. Ju i njëjtë keni qenë edhe me shokët në luftë“, theksoi ai.

Po ashtu, ai ia kujtoi Veselit edhe “prejardhjen” nga një “formacion shumë i dyshimtë“, për të cilin tha se duhet t’u japin përgjegjësi qytetarëve.

“Ju me ato metoda që keni përdorë gjatë e pas luftës, mendoni se duhet me udhëheqë edhe Kuvendin. E keni gabimJeni të bindun se në finale keni me u demasku”, tha deputeti Quni.

“S’di a fole si profet a si hero, nuk të mora vesh sen çka fole, flasim kur dush e si të duash”, iu përgjigj Anton Qunit kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Anton Quni, sikur edhe Kadri Veseli dhe presidenti Hashim Thaçi kanë qenë njerëz kyçë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.