Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit. Foto: Kallxo.com
Anti- Korrupsioni Përgatit Fshehjen e Parave të Gatshme të Zyrtarëve Publikë me Ligj
Shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka paralajmëruar ndryshimin e Ligjit për Deklarimin e Pasurisë me të cilin, sipas tij, zyrtarëve që e kanë për obligim ta deklarojnë pasurinë do t’u bëhet e mundur t’i mbajnë të fshehta për publikun paratë e gatshme dhe ato të deponuara.
Paralajmërimin e bëri kreu i AKK-së, Shaip Havolli, gjatë prezantimit të raportit vjetor financiar për vitin 2017 para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa.
Sipas tij publikimi në ëeb faqe i pasurisë u shkakton telashe të gjithëve dhe kanë edhe probleme familjare.
“Me ligjin e ri jemi duke e bërë draftin që paratë e gatshme ose të deponuara mos të jenë të qasshme për publikun por për agjencinë”, tha Havolli.
“Ka probleme, selame e ngapak edhe kërcënime”, shtoi ai.
Në prezantimin e raportit, i cili u miratua unanimisht nga anëtarët e Komisionit, Havolli tha se AKK e ka shpenzuar 90 përqind të buxhetit.