Ankohet për Shantazh dhe Kërcënime Telefonike

Policia në raportin e saj të përditshëm njofton për ankesën e një personi në Prishtinë për shantazh nëpërmjet Facebook-ut.

Sipas policisë, ankuesi ka treguar se një person jashtë vendit i ka vjedhur dhe publikuar atij foto të ndryshme në portale.

Pastaj ankuesi i ka thënë policisë se ka pranuar telefonata nëpër të cilat thirrësit e kanë kërcënuar dhe ofenduar.

Policia është duke e hetuar këtë rast që e ka regjistruar si shantazh, ndërsa për të është njoftuar edhe prokurori.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të shantazheve të njoftuara nga policia.