PZAP - Foto: PZAP/Video

Ankesat e BIRN/Internews Kosova, Sot 18 Mijë Euro Gjoba për Partitë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndarë sot gjoba në shumë të përgjithshme prej 18 mijë euro për katër kandidatë dhe një subjekt politik në bazë të ankesave të bëra nga BIRN/Internews Kosova për shkelje të pretenduara të Ligjit të Zgjedhjeve gjatë fushës për zgjedhjet e 22 tetorit.

NDËRLIDHUR

Në këto vendime, kandidatja e Alternativës për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, ka marrë dy gjoba në vlerë prej 6,500 euro (njëra 3,500 e tjetra 3,000); kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Lutfi Bilalli është gjobitur me 3,500 euro, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është gjobitur me 2,000 euro; kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës, Agim Veliu është gjobitur me 3,000 euro ndërsa AAK si subjekt politik është gjobitur me 3,000 euro.

Më vonë, KALLXO.com do të raportojë për secilin vendim veç e veç.

Në këtë link mund t’i gjeni disa nga vendimet në favor të ankesave të BIRN/Internews Kosova gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

13 Tetor 2017 - 16:07

Labinot Leposhtica 13/10/2017 - 16:07
NDËRVEPRIMI7

Ankesat e BIRN/Internews Kosova, Sot 18 Mijë Euro Gjoba për Partitë

by Labinot Leposhtica
NA NDIQNI

Send this to a friend