Ankesa për Prerje Ilegale të Pyjeve në Istog

Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Istogut, Beqir Metaj, tha se ka probleme në sektorin e pylltarisë por se institucionet komunale i kanë reduktuar ato në masë të madhe.

Në shumë raste, qytetarë të ndryshëm janë ankuar në KALLXO.com për prerjen e ilegale të druve në malet e Istogut. Autoritet komunale thonë së kanë ndalur prerjet në masë të madhe, kurse opozita thotë së prerjet ilegale vazhdojnë në bjeshkët e kësaj komune.

NDËRLIDHUR

Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari në komunën e Istogut, Beqir Metaj, tha për KALLXO.com se ka probleme në sektorin e pylltarisë por, sipas tij, institucionet komunale i kanë reduktuar ato në masë të madhe.

Ai tha se në pjesën malore “Lugu i Bardhë” prerjet ilegale janë ndalur deri në 98 për qind, kurse në pjesën “Radusha” ka raportime me shumë për prerje te tyre.

“98 për qind ka rënë prerja ilegale e pyjeve dhe dëmet janë shumë me të vogla, mirëpo edhe në njësinë “Radusha” dëmet janë shumë të vogla. Ka raportime të cilat dëgjohen nga qytetarët se ka prerje mirëpo janë edhe disa rregulla në sektorin e pylltarisë ku qytetarët kërkojë leje edhe për prerje”, tha Metaj për KALLXO.com

Metaj tha se shpesh qytetarët mund të ketë raportuar edhe kur prerja e druve në pyje është bërë me leje e që, sipas tij, kanë mundur të mendojnë se bëhet fjalë për prerje ilegale.

Ai tha se ka pasur raste kur rojtaret e pyllit kanë marrë masa ndaj prerësve ilegalë.

“Janë edhe rastet të cilat bëhen në raportet mujore dhe vjetore se sa dëme janë bërë dhe sa fletëparaqitje janë bërë. Të gjitha këto raste janë të evidentuara dhe janë të mbuluara me fletëparaqitje”, u shpreh ai.

Kurse asamblistët e opozitës thonë se disa herë çështjen e prerjeve ilegale të pyjeve në bjeshkët e Istogut e kanë ngritur në mbledhjet e Asamblesë Komunale.

Asamblisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Istogut, Lulzim Shoshi tha përmes telefonit për KALLXO.com se në këtë komunë, vazhdimisht ka prerje ilegale të pyjeve.

“Shumë herë e kemi ngritë ketë si shqetësim. Zyrtarët komunalë thonë së po marrin masa ndaj prerësve ilegalë, por nuk shihen ato masa. Ne dalim shpesh në bjeshkë dhe vërtetë është tmerr për ta parë çfarë kanë bërë malit,” tha Shoshi për KALLXO.com.

Asamblisti i PDK-së shtoi se Komuna vazhdimisht ka shtruar rrugë me para publike nëpër bjeshkë të Istogut, por sipas tij ato kanë shërbyer vetëm për prerësit ilegalë të maleve.

06 Shkurt 2017 - 08:27

Shkodran Nikçi 06/02/2017 - 08:27
NDËRVEPRIMI28

Ankesa për Prerje Ilegale të Pyjeve në Istog

by Shkodran Nikçi
NA NDIQNI