Ankesa Për Dallavere Në Konkursin Për Specializantë

Liridon Haziri është mjek i ri në Qendrën Kryesore të Mjëkësisë Familjare në Fushë Kosovë.

Ai së fundmi ka konkurruar për të qenë specializant në konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë. Me një notë prej 9.9 dhe me disa punime shkencore e përvoja jashtë vendit, Haziri ka mbetur jashtë listës.

Ai ka protestuar dhe është ankuar në vazhdimësi te Ministria e Shëndetësisë.

“Në ankesë kam kërkuar që të anulohet konkursi dhe të bëhet rivlerësimi ynë, të ndryshohen kriteret e pranimit ë mjekëve në specializim, të respektohen ato kritere, të mos ketë konflikt interesi dhe profesorët që na intervistojnë të meren seriozisht me neve, e jo intervista të zgjatë më pak se një minut”, thotë ai për emisionin “Jeta në Kosovë”.

Drita Zogaj, kryetare e komisionit vlerësues për shkollim specialistik i mohon këto akuza. Ajo thotë se për 250 vende ka pasur 527 aplikime dhe se “janë zgjedhur më të mirët”.

“Në një statistikë që ne kemi nxjerë del se me notën që po e thuani 6 e në fakt është poentimi 0.5 që nënkupton notën deri në 7 janë vetëm 7 për qind të pranuarve të tjerët kalojnë në notën prej 8 e tutje”, thotë ajo.

Emisionin e plotë të “Jeta në Kosovë” kushtuar gjendjes në shëndetësi mund ta ndiqni nëlinkun e mëposhtëm: