Ankesa e Investitorit Gjerman Ndaj Policit të Kosovës

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi të gjeturat e një hulumtimi për pretendimet e një investitori gjerman se u kërcënua dhe u mashtrua nga dy ortakët e tij kosovarë dhe nga një zyrtar policor që është vëllai i njërit nga ortakët.

Në vazhdën e emisioneve ku tregojmë për gjendjen në të cilën ndodhen ata pak investitorë të huaj në vend emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte solli pamjet filmike nga shumë situata në gurthyesin e kodrës së Cerrnushës mbi fshatin Kçiq të Mitrovicës, i pasur me gur vullkanik.

NDËRLIDHUR

Në pamje filmike, shihet pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dibran Fejzullahu, i cili ishte i pranishëm te gurthyesi edhe në kohën kur aty ishte edhe policia.

Polici Fejzullahu pasi përshëndetet më kolegët e tij, drejtohet kah investitori Tomas Ryshe dhe avokati i tij Kadri Osaj me këto fjalë.

“A je polic ti mi ndalë kamionat. Veç matu mirë çka je tu vepru”, i thotë polici avokatit Osaj në prezencën e policëve të tjerë, të cilët siç shihet në pamje filmike, nuk ndërmarrin asnjë veprim.

Polici Fejzullahu vazhdon duke treguar se Ryshe, edhe pse ishte drejtor i kompanisë, nuk ka të drejtë ta ndalë punën në gurthyes.

“Është gjykata dhe policia ajo që i zbaton dhe i ndal veturat”, tha Polici Fejzullahu kurse avokati Osaj ja kthehu, “Gjykata ka vendosur edhe hajde kqyre ti se je polic”.

“Unë nuk du mi kqyrë se nuk jam shef”, theksoi Fejzullahu.

Ndërsa avokati Osaj i thotë se “je ardh, je perzi dhe ja pafsh hajrin”.

Emisionin e plotë “Drejtësia në Kosovë” mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=d8P2GsZdgKs

23 Qershor 2017 - 22:48

Behar Mustafa 23/06/2017 - 22:48
NDËRVEPRIMI157

Ankesa e Investitorit Gjerman Ndaj Policit të Kosovës

by Behar Mustafa
NA NDIQNI

Send this to a friend