Nga zgjedhjet e mëhershme | Foto: KALLXO.com

Anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve Paguhen pas 5 Muajsh

Në KALLXO.com ishte raportuar se disa persona që punuan në këshillat e vendvotimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur u zhvilluan zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit nuk janë paguar që nga ajo kohë.

Zgjedhjet për kryetar të Drenasit ishin zhvilluar më 4 e 18 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa tani jemi në muajin maj.

Vonesën e pagesave për disa nga ata që punuan gjatë zgjedhjeve në Drenas, e pranoi edhe zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi kur foli për KALLXO.com.

Por Elezi për vonesat i bëri fajtorë vetë ata punuan gjatë atyre ditëve, duke thënë se nuk e dorëzuan dokumentacionin e duhur në KQZ.

“48 anëtarë të këshillave të vendvotimit të cilët kanë qenë të angazhuar në zgjedhjet e jashtëzakonshne për Kryetar të Komunës së Drenasit janë paguar me vonesë për shkak se këta persona nuk i kanë sjellë llogaritë e tyre bankare”, tha Elezi.

Ai tregoi për KALLXO.com se pagesa e tyre për punën e bërë është kryer në fillim të majit të këtij viti.

“Në filkim të muajit maj është bërë pagesa pas përmirësimeve që janë bërë”, tha Elezi.

Zgjedhjet për kryetar të Drenasit i fitoi kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci më 18 dhjetor 2016, pas balotazhit ku u përball me Isa Xhemajlajn, kandidatin e Nismës për Kosovën.

Zgjedhjet e parakohshme nacionale në Kosovë janë caktuar nga Presidenti Thaçi më 11 qershor 2017.

http://kallxo.com/presidenti-zgjedhjet-11-qershor/