Amnistia e Korrupsionit

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte transmetoi hulumtimin që flet për dështimin e gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit.

Hulumtimi i sontëm solli edhe deklaratat e krerëve të gjykatave më të larta, Supremes dhe Apelit lidhur me rastet e korrupsionit të nivelit të lartë të cilat po përfundojnë me aktgjykime liruese.

Pse sipas drejtuesve të gjyqësorit lufta ndaj korrupsionit po duket mjaft e vështirë. Shumica e rasteve të korrupsionit po përfundojnë më aktgjykime liruese për të akuzuarit.

Hulumtimi  sjell edhe një përmbledhje të rasteve të korrupsionit të cilat kanë përfunduar me aktgjykime liruese, siç është rasti i MTPT-së ku i akuzuar ishte Fatmir Limaj.

Në fund të emisionit do ndiqni pamjet ekskluzive në Rubrikën e rregullt “Policia”.