Amerikanët dhe OSBE Kërkojnë Hetime Energjike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe OSBE-ja kërkojnë që evitohet çfarëdo lloj frikësimi politik në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit.

“Kandidatët e Kosovës kanë një të drejtë fondamentale, demokratike të bëjnë fushata duke u bazuar në idealet më të larta për të ardhmen e kësaj shoqërie dhe duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë të lirë nga frikësimet dhe kërcënimet”, thuhet në komunikatën e përbashkëtë.

Ata gjithashtu nxisin për hetime energjike nga Task Forca e Zgjedhjeve për ç’do rast të raportimit për përpjekje manipulimi në fushata.

“Ne bëjmë thirrje te të gjithë liderët politikë që të refuzojnë dhe dënojnë çdo formë të frikësimit dhe që Task Forca e Zgjedhjeve që fuqishëm të hetojnë çfarëdo përpjekje të devijuar për të manipuluar këtë proces demokratik”, deklarojnë ata tutje.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend do të mbahen më datën 11 qershor të këtij viti.