Foto: Departamenti Amerikan i Emigracionit dhe Doganave.

Çifti Serb i Bosnjës Dëbohet nga Amerika Pasi Gënjeu

Ish-oficeri i Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ratko Maslenjak, dhe gruaja e tij, Divna Maslenjak , janë dërguar në Beograd se kanë gënjyer për përfshirjen e ish-ushtarit në luftën boshnjake, njofton Departamenti Amerikan i Emigracionit dhe Doganave.

“Çifti nuk tregoi apo gënjeu në lidhje me përfshirjen e bashkëshortit në luftën civile në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitet 1992-1995, përfshirë në Srebrenicë në korrik të vitit 1995”, thekson Departamenti Amerikan i Emigracionit dhe Doganave në një deklaratë në faqen e internetit.

“Çifti vazhdimisht nuk u ka treguar zyrtarëve amerikan[ të emigracionit në lidhje me shërbimin e Ratkos në Brigadën famëkeqe të Bratunacit, një njësi ushtarake e implikuar në ndihmën e saj në persekutimin brutal dhe masakrimin e mijëra boshnjakëve myslimanë të Bosnjës gjatë konfliktit”, shtoi ai.

Çifti hyri ilegalisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 2000, thuhej në deklaratë.

Ratko Maslenjak mori leje të të përhershme qëndrimi në vitin 2004 dhe Divna Maslenjak u bë shtetase amerikane në vitin 2007.

Pas një hetimi në Klivlend, Ohajo, ku ata jetonin, Ratko Maslenjak u dënua për marrje në mënyrë të paligjshme të ndihmës sociale për emigrantët në vitin 2007, dhe Divna Maslenjak u dënua për mashtrim në marrjen e nënshtetësisë dhe përdorim të statusit që mori nëpërmjet mashtrimit për të marrë përkrahje sociale për bashkëshortin e saj.

Ata u urdhëruan të dëbohen në maj të këtij vitit dhe u dërguan me avion në Beograd më 1 tetor, tha Departamenti Amerikan i Emigracionit dhe Doganave.