Kryetari Ardian Gjini dhe ambasadorja turke, Kivilcim Kiliç – Foto: Komuna e Gjakovës

Ambasadorja Turke Premton Bashkëpunim në Projekte në Gjakovë

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ka premtuar bashkëpunimin të organizatave turke me Komunën e Gjakovës në projekte të ndryshme.

E pritur nga kryetari i ri i Gjakovës, Ardian Gjini, ambasadorja Kiliç ka përmendur disa projekte në vazhdimësi në mes të Komunës dhe organizatës TIKA, siç është projekti për renovimin e konviktit “Sadik Stavileci”, i cili pritet të inaugurohet së shpejti, si dhe projekti për shkollën e artit “Mejtepe Ruzhdije”.

Sipas një njoftimi të Komunës, kryetari Gjini është shprehur i gatshëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm me shtetin turk dhe organizata tjera relevante që do të kontribuojnë në zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme.

Gjithashtu, ai ka theksuar se ky bashkëpunim i dyanshëm do të jetë në dobi të komunitetit të Gjakovës përmes investimeve të ndryshme në zhvillimin lokal siç është ai në trashëgiminë kulturore, artit dhe fushave tjera.