Ambasadori britanik viziton një qendër votimi në Mitrovicë - Foto: KALLXO.com

Ambasadori Britanik Viziton një Qendër Votimi në Mitrovicë

Ambasadori nuk ka dhënë ndonjë deklaratë gjatë kësaj vizite.

Zgjedhjet e sotme për Kuvendin e Kosovës po monitorohen nga 30 mijë vëzhgues, 100 nga ta të BE-së.

Zgjedhjet e parakohshme u caktuan pasi Kuvendi i Kosovës me një mocion mosbesimi rrëzoi qeverinë më 10 maj.

Të drejtë vote në zgjedhjet e 11 qershorit kanë 1 milion e 872 mijë e 941 votues në 889 qendra votimi.

Votues që kanë të drejtë vote për herë të parë janë 118 mijë e 448 persona, ndërsa nga listat janë larguar 33 mijë e 542 persona të vdekur.

http://kallxo.com/delawie-pyet-sa-njerez-votuan/