Ruairi O'Connell | Foto: Facebook

Ambasadori Britanik Tregon me Kë Festoi Ditën e Pavarësisë dhe 10-Vjetorin e Saj

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell ka treguar se më kë ka festuar ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Përmes një postimi në “Facebook”, të shoqëruar me fotografi, ambasadori britanik ka thënë se në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka festuar me Policinë e Kosovës.

Edhe përvjetorin e dhjetë të pavarësisë, ambasadori O’Connell ka treguar se e ka festuar me Policinë e Kosovës.

Ai është shprehur mirënjohës për Policinë e Kosovës, sidomos për punën e palodhshme që kryejnë duke mbrojtur përfaqësuesit dhe misionet diplomatike britanike dhe të vendeve të tjera.

Këto janë dy fotot që ambasadori i ka postuar në profilin e tij në “Facebook”. Njëra është e 17 shkurtit 2008 dhe tjetra e 17 shkurtit 2018.