Vizita e ambasadorit O'Connell ne zyren e kryetarit te Prizrenit

Ambasadori Britanik e Viziton Mytaher Haskukën në Prizren

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connel ka vizituar sot kryetarin e ri të Prizrenit, Mytaher Haskukën.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari Haskuka përmes një postimi në Facebook, ku shkroi se janë pajtuar që kanë punë për ti përfunduar projektet e përbashkëta.

“Pas një bisede miqësore u pajtuam që kemi shumë punë në projektet e përbashkëta për ruajtjen e qendrës historike dhe zhvillimin ekonomik. U dakorduam që në takimin e ardhshëm të kemi me grupe punuese për projekte të përbashkëta për Prizrenin”, ka shkruar Haskuka në profilin e tij në Facebook.

Ai ka njoftuar se i ka dorëzuar ambasadorit një fotografi të Prizrenit ku tregohen pasuritë kulturore të këtij qyteti.

“Ambasadorit ja dhurova një foto të Prizrenit ku në një kornizë kemi objektet e tri konfesioneve fetare, një foto që tregon pasurinë kulturore dhe trashëhaminë historike të Prizrenit”, ka shkruar tutje Haskuka.

Haskuka shkruan se në Prizren do të vendoset një kulturë e re qeverisësë, e sipas tij këtë do ta ndihmojë edhe bashkëpunimi i mirëfillitë ndërmjet qeverisë britanike dhe komunës së Prizrenit.