Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie

Ambasadori Amerikan Përshëndet Aksionin e Sotëm

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka shkruar në rrjetin social “Twitter” rreth aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Ai ka përshëndetur këtë aksion, duke thënë se këto veprime janë të mirëseardhura për sundimin e ligjit.

“Veprimet e përbashkëta të Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Prishtinë, janë të mirëseardhura për sundimin e ligjit”, ka shkruar Delawie në “Twitter”.

Policia e Kosovës dhe EULEX kanë bastisur sot 42 lokacione, në kërkim të 52 personave, ndër ta dhe deputetin Azem Syla.

Gjatë operacionit që nisi në mëngjes, janë arrestuar 6 persona.