Ambasada e ShBA-së Bën Thirrje të Ratifikohet Marrëveshja e Demarkacionit

“Ne mbesim plotësisht të bindur – pas shqyrtimit të konsiderueshëm nga ekspertët e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – se vija e shënimit të kufirit e caktuar me Marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte”, thuhet në kumtesë.

Ka ardhur koha t’u jepet fund argumenteve dhe mospajtimeve që vetëm po e lëndojnë Kosovën, po e dëmtojnë kredibilitetin e Kosovës jashtë vendit dhe po e pengojnë mundësinë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm, thuhet në këtë kumtesë.

“Kjo Marrëveshje paraqet shënim të mirë, të saktë dhe të drejtë të kufirit ndërmjet dy vendeve fqinje shumë miqësore. E nxisim Qeverinë që menjëherë ta dërgojë sërish instrumentin e ratifikimit në Kuvendin e Kosovës dhe deputetët ta ratifikojnë atë pa asnjë vonesë”, theksohet më tej në kumtesën e Ambasadës amerikane.

“Ka ardhur koha t’u jepet fund pengesave politike të Republikës së Kosovës ashtu që Kuvendi dhe Qeveria të fillojnë të shënojnë përparim në çështjet tjera jetike në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në përfundim të kumtesës.

Qeveria e Kosovës njoftoi se mbledhja e paraparë për sot për Demarkacionin do të mbahet pas seancës së Kuvendit.

http://kallxo.com/demarkacioni-e-pret-votimin-e-mocionit/