Foto: Facebook

Ambasada Britanike Thirrje për Qetësi dhe Ndriçim të Vrasjes së Ivanoviqit

Ambasada Britanike përmes një njoftimi ka shprehur keqardhjen për vrasjen e Oliver Ivanoviq.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Keqardhja dhe ngushëllimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij”, thuhet një njoftimin e Ambasadës

Ambasada Britanike i ka bërë thirrje policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të ligjit që ta hetojnë këtë incident tërësisht dhe t’i sjellin ata përgjegjës para drejtësisë sa më parë.

“Është veçanërisht e rëndësishme që politikanët të jenë në gjende të veprojnë pa frikë nga dhunë. Ne u  bashkohemi thirrjeve për qetësi dhe i nxisim të gjithë që të bashkëpunojnë me policinë për t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Oliver Ivanoviq u vra sot në mëngjes në Mitrovicën Veriore.