Prokurori Special David Schwendiman. Foto: Zyra e Prokurorisë Speciale

Amasada Amerikane: Largimi i Schwendiman, Ndryshim Rutinor

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka komentuar përfundimin e mandatit të Kryeprokurorit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Ambasada Amerikane ka thënë që mandati ligjor i tij ka përfunduar dhe largimi i tij është lëvizje rutinore.

“Z. Schwendiman përfundon mandatin e tij si amerikan i dytë që udhëheq procesin. Emërimi në këtë pozitë është për një periudhë të caktuar kohe dhe ndryshimet e personelit si kjo janë rutinë. Shtetet e Bashkuara do të punojnë me BE-në, meqë zhvillon procedurat e saj normale për të identifikuar Prokurorin e ardhshëm Specialist. Ne synojmë të paraqesim një kandidat për shqyrtim”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ambasada tha poashtu se nuk dëshirojnë të ketë vonesa në caktimin e një Kryeprokurori të ri për të vazhduar punën për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në institucionin e Dhomave të Specialistëve dhe falënderojnë Prokurorin Specialist David Schwendiman për punën e tij. Shpresojmë se tranzicioni në një prokuror të ri specialist ndodh pa vonesa të rëndësishme dhe jemi të sigurt se stafi i Zyrës së Prokurorit Specialist do të vazhdojë këtë punë të rëndësishme  pandërprerë. Shtetet e Bashkuara respektojnë fuqishëm pavarësinë e Prokurorisë së Specialistëve pasi vazhdon të hetojë në mënyrë të besueshme pretendimet e përfshira në Raportin Marty, si dhe krimet e lidhura me të. Presim që mandati i zotit Schwendiman të përfundojë në fund të marsit 2018, kur kontrata e tij përfundon.

Përfundimi i mandatit të Schwendiman ishte lajmëruar më 15 shkurt të këtij viti.

http://kallxo.com/schwendiman-perfundon-mandatin/