Seminari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s | Foto: KALLXO.com

Alli: Kosova Stabile por me Sfida

Në seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nënkryetari i saj Paolo Alli tha se e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE.

Ai gjendjen e sigurisë e vlerësoi stabile

“Ardhmëria juaj është në integrimin euroatlantik. Ne kemi një gjendje të re në Kosovë dhe në aspektin e sigurisë Kosova ëshrë goxha stabile, edhe pse ka sfida. Ka edhe institucione tjera ndërkombëtare, veç KFOR-it që luajnë rol të mirë në Kosovë,” tha Alli.

Ai dha edhe porosi për përfaqësuesit e jetës politike kosovare.

“Rendi dhe ligji duhet të respektohet, dialogu politik duhet të jetë konstruktiv e dhuna nuk duhet të tolerohet,” tha Alli.

Nënkryetarit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s nuk i pëlqeu mosardhja e shefittë Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

“Siç e dini Marko Gjuriq e ka anuluar ardhjen e tij dhe kjo është për të ardhur keq,” tha Paolo Alli.