Alivanoset një Punëtore në Pallatin e Drejtësisë

Punëtorja që është asistente e prokurorit Adburrahim Islami është alivanosur në vendin e punës në zyrën e saj në pallat.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi prokurori Abdurrahim Islami që tregoi se asistentes së tij aktualisht po i jepet ndihma.

“Kur jam kthyer në zyrë e kam gjetur pothuajse të alivanosur, e kemi thirrë ambulancën dhe është duke iu dhënë ndihma,” tha Islami.

Islami tha se asistentja e tij nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor para këtij të sotmit. Punëtorja e alivanosur është rreth të dyzetave.

Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë disa herë kanë protestuar lidhur me kushtet e punës në të e motoja kryesore e tyre ka qenë “Duam Oksigjen”, pasi sipas tyre në pallat nuk funksionon si duhet sistemi i ajrimit.

http://kallxo.com/protesta-qe-kerkon-oksigjen-ne-pallatin-e-drejtesise/

Probleme ka pasur edhe me ashensorët e këtij pallati, me prishjen e pllakave të tavanit e probleme të tjera infrastrukturore.