Ali Rexha: Sevdije Morina më ka Shpallur të Çmendur

Prokurori Ali Rexha është ankuar se ish-eprorja e tij Sevdije Morina në vlerësimin për vitin 2013 e ka shpallur të çmendur.

Në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” të transmetuar mbrëmë në RTK prokurori Ali Rexha është ankuar se po diskriminohet në Prokurorinë Speciale ku punon, duke treguar se nga ish-eprorja e tij Sevdije Morina në vlerësimin për vitin 2013 është shpallur i çmendur.

NDËRLIDHUR

Ekipi i “Drejtësisë në Kosovë” kontaktoi tash zëvendëskryeprokuroren e shtetit Sevdije Morinën, por ajo duke mos dashur të flasë para kamerës mohoi akuzat e prokurorit Rexha.

Më tutje në emision, Rexha bëri të ditur se kërkoi nga Këshilli Prokurorial dhe nga vetë kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi që të ndërmarrë diçka, pasi që sipas tij vlerësimi që i ishte bërë nga ana e ish-kryeprokurores së Prokurorisë Speciale Sevdije Morina është i padrejtë.

Në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” prokurori Rexha tha se në Prokurorinë Speciale po diskriminohet duke mos u dërguar në trajnime për arsyen që deklaroi se u ka kërkuar më shumë punë kolegëve.

Përveç ankesave, prokurori Rexha tha se i ka kryer një punë kryeprokurorit Lumezi, pa treguar se për çfarë bëhet fjalë.

Ai gjithashtu tregoi se e ka hetuar Albin Kurtin për demonstratën e shkurtit të vitit 2007, një hetim që tha se e kanë refuzuar prokurorët tjerë vendas të speciales.

Prokurori Rexha foli edhe për heqjen dorë vitin e kaluar nga ndjekja penale e Besnik Mustafës, djalit të Kryeministrit Isa Mustafa, duke sqaruar se këtë nuk e ka bërë nga presioni.

Prokurori Heq Dorë nga Ndjekja e Djalit të Kryeministrit

Emisionin e plotë me rrëfimin e Rexhës mund ta ndiqni në vazhdim.

03 Dhjetor 2016 - 17:00

Naim Krasniqi 03/12/2016 - 17:00
NDËRVEPRIMI0

Ali Rexha: Sevdije Morina më ka Shpallur të Çmendur

by Naim Krasniqi
NA NDIQNI