Ali Rexha dhe Hetimet Speciale të Tij

Në bisedën për “Drejtësia në Kosovë”, Rexha ka folur për hetimet e mbyllura ndaj djalit të kryeministrit Isa Mustafa e po ashtu për konfliktet dhe tensionet brenda prokurorisë.

Ai ka folur për miqësinë me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi duke përmendur favore të cilat i ka kryer këtij të fundit.

Rexha flet edhe për hetimet ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Prokurori Special ka folur edhe për trajnimet në prokurorinë e shtetit duke treguar se një prokurore kishte ndjekur një trajnim gjatë kohës kur e kishte këmbën e thyer.