Ali Ahmeti për proceset e Montuara ndaj Shqiptarëve

BDI është pjesë e koalicionit qeveritar në Maqedoni, pothuaj vazhdimisht që pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001, por për kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmeti, në Maqedoni ende ka procese të montuara ndaj shqiptarëve nëpër gjykata.

Janë disa raste të mëdha gjyqësore në të cilat shqiptarët janë akuzuar dhe kanë marrë dënime të rënda.

Ahmeti, në intervistën për emisionin “Jeta në Kosovë, thotë se kërkon që këto procese të zhvillohen me transparencë.

“Ne kërkojmë transparencë. Derisa nuk shohim transparencë dhe fakte, për ne është rast i montuar. Ne kërkojmë transparencë”, tha Ahmeti.

Emisionin e plotë për krizën në Maqedoni mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: