Foto: Zyra e Kryeprokurorit

Aleksandër Lumezi Takon Zëvendësministrin Turk të Drejtësisë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, sot ka pritur në takim një delegacion të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Turqisë të kryesuar nga Zëvendësministri i kësaj ministrie, Bilal Uçar. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ambasadorja e këtij vendi në Kosovë, Kivilcim Kiliçi

Lumezi në këtë takim tha se ngritja e bashkëpunimit në fushën juridike- ndërkombëtare  mes Kosovës dhe Turqisë do të jetë i dobishëm për të dy vendet, në luftën e përbashkët të dukurive kundërligjore të nivelit vendor dhe rajonal.

Ndërsa zëvendësministri Ucar ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për sistemin prkurorial të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale të prokurorëve.

Kryeprokurori Lumezi gjatë këtij takimi ka folur edhe për punët që është duke i bërë institucioni i Prokurorit të Shtetit në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera kundërligjore, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.