Gjykimi i deputetëve | Foto: KALLXo.com

Albulena Haxhiu- Kalludrës: Po Përgatisim Kallëzimin për Ju

Pasi kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra nuk e lejoi dëshmitarin Bekim Haxhiu të përgjigjet në një pyetje të Albulena Haxhiut, deputetja e akuzuar paralajmëroi Kalludrën se Vetëvendosja është duke përgatitur kallëzim penal për të.

“Jemi duke e përgatitë kallëzimin penal ndaj juve”, tha deputetja Haxhiu.

E përgjigja e gjykatësit Kalludra ishte “Mos u vononi se pi bini pishman”.

Albulena Haxhiu në seancën e kaluar kishte kërkuar përjashtimin e trupit gjykues me në krye Kalludrën, ndërsa më pas ishte tërhequr nga kjo kërkesë.

http://kallxo.com/albulena-haxhiu-bie-pishman-per-kalludren/

Polemika e sotme Haxhiu-Kalludra, nisi kur gjyqtari nuk e lejoi Bekim Haxhiun t’i përgjigjet pyetjes së Haxhiut “Pse ju kanë zgjedhur juve deputetet të Republikës së Kosovës?”

Kalludra këtë pyetje e konsideroi që nuk lidhet me çështjen e cila po gjykohet.

Përgatitjen e kallëzimit penal ndaj Kalludrës Vetëvendosja e bëri të ditur pesë ditë më parë.

http://kallxo.com/vv-po-pergatisim-kallezim-penal-ndaj-beqir-kalludres/

Sipas aktakuzës së ngritur në dhjetor 2015, katër deputetët e Vetëvendosjes- Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi, Albulena Haxhiu e Faton Topalli, akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Gjykimi ka të bëjë me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.