Albulena Haxhiu, Deputete

Albulena Haxhiu: Duam Drejtësi e Jo Lule

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në seancën e sotme ku po diskutohet për dhunën në familje dhe adresimin e saj, ka thënë se viktimat e dhunës në familje në disa raste nuk trajtohen si duhet edhe në polici.

“Kur gratë kanë shku e kanë raportu rastin në Polici, ka pasur raste që policia ka bërë komente të tilla si; “Mos e keni lyp ju”,etj”, tha Haxhiu.

“Nuk kemi nevojë për lule por kemi nevojë për drejtësi”, tha Haxhiu në përfundim të fjalës së saj, ndërsa Kadri Veseli ironizoi duke uruar për 8 Marsin dhe kërkoj të shpërndahen sa më shume lule.

Para se të fillojë seanca, deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje bënë një fotografi të përbashkët me Albana Osmanin, e cila ka nisur një fushatë sensibilizuese me sloganin “Ti je një luledielli” në mbështetje të fëmijëve kosovarë që vuajnë nga sëmundje të gjakut, leukemisë, kancerit etj.

“Sot në Republikën e Kosovës na vdesin fëmijë nga leukemia, sepse ky shtet nuk ndan buxhet, sepse QKUK nuk ka aparatura. Prandaj nuk u bashkëngjitëm me hipokrit për atë fotografi” , tha në mes tjerash Haxhiu.