Gjyqtari Beqir Kalludra | Foto: KALLXO.com

Albulena Haxhiu i Bie Pishman për Kalludrën

Në seancën kundër katër deputetëve të Vetëvendosjes për lotsjellësin në Kuvend, Albulena Haxhiu pak pasi kërkoi përjashtimin e trupit gjykues, e tërhoqi këtë kërkesë.

Tërheqja e kërkesës për përjashtim të trupit gjykues u bë pas konsultimit që ajo pati me avokatin e saj Ahmet Ahmeti.

Përjashtimi i trupit gjykues ishte kërkuar me arsyetimin se ai është i anshëm.

Edhe Vetëvendosja e ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues nga ky gjykim me arsyetimin se i njëjti trup ka dënuar aktivistët e saj për sulmin në Kuvend.