Albin Kurti Takon Kryetarin e Komunës së Qeverisur nga AAK

Lideri i Vetëvendosjes është takuar me Kryetarin e Komunës së Klinës Zenun Elezaj. Ky i fundit nënë petkun e AAK ka fituar zgjedhjet në këtë komunë me përkrahjen edhe të LVV.

Takimi sipas njoftimit zyrtarë të komunës ishte me qëllim njoftimin për punët dhe problemet e komunës.

Klina qeveriset nga Zenun Elezaj i AAK ndërsa nënkryetari Besim Hoti vie nga radhët e LVV.
Takimi i sotëm i Kurtit me kryetarin e komunë vie pas takimit që ai e pati dje me kryetarin e komunë së Vushtrris Xhafer Tahiri komunë kjo ku LVV bashkëqeverisje me LDK.

 

Postimi i plotë i Komunës së Klinës

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe nënkryetari Besim Hoti, të shoqëruar nga drejtorët Ibër Elezaj dhe Skender Merturi, kanë takuar sot në Klinë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurtin, që njëherësh është kryetar i kësaj Lëvizje dhe Rexhep Selimin ( anëtar kryesie), më të cilët ka biseduar për zhvillimet në këtë Komunë, sfidat dhe projektet që pritet të realizohen në të ardhmen. Kryetari Elezaj, ka treguar se Klina ka nevojë për rrugë unazore dhe tashme e kanë fituar një projekt, i cili pritet të fillojë sivjet, për të liruar qytetin e Klinës nga lëvizjet e automjeteve.

Elezaj, tregoi se është duke u punuar edhe në zgjedhjen alternative të çështjes së ujit të pijshëm dhe trajtimin e ujërave të zeza.“ Vullnetin për punë e kemi të madh. Koalicioni është duke funksionuar shumë mirë dhe bashkërisht do të angazhohemi në realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve. Disa projekte janë në fazën tenderuese dhe shumë shpejt do të nisim me realizimin e tyre. Do të jemi të ndershëm në punën tonë. Kemi sfida, por ato do t’i kalojmë me angazhim dhe përkushtim”, ka thënë Elezaj, i cili kërkoi përkrahje të projekteve që vijnë nga Klina.

Kurti dhe Selimi, kanë premtuar se në Parlamentin e Kosovës, do të mbështesin projektet që vijnë nga Klina që janë në interes të qytetarëve.

“ Tash keni shumë punë, por besoj se me koordinim të mirë të koalicionit do t’i dilni mbanë”, ka thënë ndër të tjera Albin Kurti, kryetar i LVV-së.