Albin Kurti Takon Delegacionin 'Special' Gjermano- Francez

Pak minuta pasi është larguar nga selia e VV-së Albin Kurti është rikthyer për të marrë pjesë në një takim me jë delegacion të qeverisë Gjermane dhe Franceze.

Sipas njoftimit zyrtar delegacioni i përbërë nga , i dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, Dr. Christian Hellbach dhe Shefi i Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane , z. Thomas Bertin,janë në një vizitë të përbashkët.

Gjatë vizitës ata kanë takuar liderë të ndryshëm të vendit.

“Vizita zhvillohet në sfondin e shqetësimeve në Berlin dhe Paris lidhur me përpjekjet e fundit për të  shfuqizuar ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar “thuhet në njoftimin për vizitën