Drejtues të Vetëvendosjes presin në takim ambasadorin Ruairi O'Connell - Foto: Facebook/LevizjaVetevendosje

Albin Kurti Takohet me Ambasadorin Britanik

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe shefi i grupit parlamentar, Glauk Konjufca, kanë pritur në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Siç njofton Vetëvendosje në një komunikatë, në takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike e institucionale.

Kurti e Konjufca e njoftuan ambasadorin O’Connell me qëndrimet dhe idetë e VV-së për daljen nga kriza në të cilën ndodhet Kosova.

Vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për reformën në drejtësi si parakusht për luftimin e suksesshëm të korrupsionit dhe krimit.

“Të dy palët potencuan rëndësinë e marrëdhënieve sa më të mira e bashkëpunimit sa më të ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe për kontakte e takime të vazhdueshme në të ardhmen”, thuhet në njoftim.