Albin Kurti Pa Fjalë Pas Mbledhjes së Kryesisë

Pas tri orësh ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Vetëvendosjes. Në  fund deputeti Albin Kurti nuk ka dhënë asnjë sqarim para gazetarëve rreth diskutimeve në kryesi.

I vetmi që ka folur ka qenë  Ismajl Kurteshi i cili nuk ka dhënë detaje të shumta për ato çka është biseduar në këtë takim

“Kryesia ka marrë këto vendime, përkrahim letrën e 82 aktivistëve të VV dhe kemi mirëpritur kthimin e Albulena Haxhiut në kryesi” ka thënë Kurteshi

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera. Nga selia është larguar deputeti Albin Kurti ndërsa është rikthyer Glauk Konjufca i cili ka thënë se është aty për të pritur një delegacion të ndërkombëtarëve.

.