Albin Kurti - Foto: Facebook

Albin Kurti: Më 12 Qershor Festojmë Tri Festa

Kreu i Prishtinës dhe nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti mori fjalën i pari, me ç’rast përmendi disa prej sukseseve të arritura sipas tij nga Komuna që ai drejton dhe për të cilat tha se janë shembull për qeverisjen e mirë edhe të Kosovës nga VV pas zgjedhjeve të 11 qershorit

Shpend Ahmeti tha se është krenar që është pjesë e Vetëvendosjes.

“Jam krenar që i takoj një grupi të njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen”, tha kreu i Prishtinës, i cili është pjesë e listës së kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë.

Ndërsa kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, duke folur para të pranishmeve, tregoi se çfarë lloj qeverisjeje do të jetë ajo e Vetëvendosjes nëse fitohen zgjedhjet.

“Ne ju premtojmë ndërmarrësve një sektor publik efektiv, pa korrupsion, një sistem tatimor konkurrues, një mbrojte nga konkurrenca e pandershme e qasje preferenciale në prokurimin publik”, tha Kurti duke shtuar se pret nga komuniteti i ndërmarrësve sa më shumë investime, vende pune e kontrata pune për punëtorët.

“Qeverisja jonë do e marrë 10% e tenderëve të politikanëve tanë dhe do e zëvendësojë me shujta për nxënësit e shkollave fillore”, shtoi Kurti.

Sipas Kurtit, mërgimtarët nuk do të zhvaten në kufi sa herë që marrin rrugën për Kosovë.

“Kosova nuk është vend i varfër, por populli është i varfër”, tha kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje duke përmendur këtu pasuritë e shumta që ka Kosova.

Sipas Kurtit më 12 qershor, Vetëvendosje do t’i ketë 3 festa.

“Festojmë fitoren e VV-së, çlirimin e vendit dhe themelimin e VV-së”, tha Kurti.

Ndërsa, kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thirrur një nga një emrat e kandidatëve për deputetë nga radhët e partisë së tij.

Në këtë takim, ish-kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti u shfaq me kravatë, diçka që rrallëherë shihet. Përveç tij edhe kryetari aktual Visar Ymeri kishte vënë kravatë.

http://kallxo.com/albin-kurti-kravate/

Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar edhe dje listën e kandidatëve për deputetë.

http://kallxo.com/lista-e-kandidateve-te-vetevendosjes-per-11-qershor/